LifeStyle

Me zemër që ‘rreh’, pema e Krishtlindjes së Schiaparelli është një vepër arti!

Nuk është aspak një bredh i zakonshëm Krishtlindjesh!

Daniel Roseberry, drejtori kreativ i Schiaparelli ka krijuar një pemë Krishtlindjesh për Mandarin Oriental Jumeira ku gjendet Suita e vetme Schiaparelli në Lindjen e Mesme.

I krijuiar nga 960 shufra të arta metalike, ai simbolizon rrezet e diellit të pelerinës së qëndisur të Apollos së Versajës të krijuar për koleksionin Zodiac të 1938 të Schiaparelli dhe që u përdor nga stilisti për linjën e modës së lartë të vjeshtës 2025. Në qendër gjendet një zemër mekanike që rreh, e mbuluar me 1458 kristale Sëarovski të kuq.

Shpirti i Place Vendôme ka shkuar drejt Dubai Mall ku shtëpia e modës ka hapur një dyqan të përkohshëm vetëm për periudhën e festave.

Muret i përngjajnë bizhuterive surrealiste prej tunxhi që janë edhe ‘vula’ e Roseberry, kurse ngjyra e artë dhe e zezë janë frymëzuar nga dyqanet e famshme të krijuara nga Jean-Michel Frank.

Dyqani do të qëndrojë i hapur deri më 28 nëntor.

Dubai Mall është vetëquajtur “vendi më i vizituar në tokë” për dy vite të njëpasnjëshme. Sipas Emaar, në vitin 2024 ka pasur 111 milionë vizitorë, një rritje me 6% krahasuar me 2023.