ShowBizzz

Labi me fjalë të rënda për Elijonën: Me qenë e mirë s’do ishe larguar nga familja kur ke qenë 13 vjeçare, nëna të ka …

Në Big Brother VIP Kosova 4, mbrëmja e së premtes solli një përplasje të fortë mes Labinot Rexhës dhe Elijonës, teksa banorët po përgatiteshin për gjumë në dhomën e fjetjes.

Debati nisi pas disa provokimeve, të cilat Labi duket se nuk i përballoi dot. Ai u kthye ashpër ndaj Elijonës, duke i thënë: “Ti po viktimizohesh pse të ka vdekur nëna.” Koment që tronditi banorët, pasi prekte një ngjarje tragjike që ajo kishte ndarë më herët.

Moneytizer Paragrafi 2

Elijona kishte treguar se nëna dhe motra e saj kishin humbur jetën në një aksident teksa udhëtonin nga Gjermania në Kosovë — një histori që kishte prekur publikun.

Labi nuk u ndal aty, duke e goditur sërish me një tjetër koment të rëndë: “Po të ishe e mirë, nuk do ishe larguar nga familja. Në moshën 13-vjeçare je larguar nga shtëpia”.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo lidhet me periudhën kur Elijona, sipas raportimeve, ka jetuar për pesë vite nën kujdesin e shtetit gjerman, larg familjes së saj.



ks