Bota

Eric Trump 10-fishon pasurinë pas rizgjedhjes së Donald Trump

Eric Trump, djali i dytë i Presidentit amerikan Donald Trump, e ka rritur pasurinë e tij në mënyrë të jashtëzakonshme, duke arritur në rreth 400 milionë dollarë, sipas Forbes. Rritja lidhet kryesisht me investimet e tij në kriptovaluta dhe kompaninë American Bitcoin, e cila zotëron mbi 3,400 Bitcoin dhe vlerësohet rreth 2 miliardë dollarë. Eric mban 7.3% të kompanisë, duke fituar rreth 160 milionë dollarë vetëm nga ky investim.

Përveç kësaj, ai ka përfituar rreth 135 milionë dollarë nga kompania tjetër e familjes, World Liberty Financial, e fokusuar te menaxhimi i kriptovalutave. Ndërkohë, marrëveshjet ndërkombëtare të Organizatës Trump në vende si Arabia Saudite, Dubai dhe Vietnami kanë rritur më tej të ardhurat e tij.

Me pasurinë në rritje dhe ndikimin ekonomik që po konsolidon, Eric Trump nuk përjashton mundësinë e futjes në politikë në të ardhmen.



/tiranapost