Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë zyrtarisht në garën e zgjedhjeve të 28 dhjetorit me publikimin e listës së plotë të kandidatëve për deputetë.
Lista sjell kombinim të figurave të vjetra politike dhe emrave të rinj, me synim dhe përfaqësim të përgjegjshëm dhe qeverisje serioze.
Nga ana tjetër, LDK ka kundërshtuar çdo bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, por pas zgjedhje a mund të kemi ndonjë koalicion?
Për ka folur kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Alban Zogaj.
Ai ka deklaruar se partia e tij mbetet opozitë konstruktive, por nuk përjashton bashkëpunimin me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve.
Zogaj theksoi se një marrëveshje e mundshme mund të shqyrtohet vetëm nëse krijohen kushte reale për qeverisje serioze dhe agjendë zhvillimore.
“LDK ka qenë dhe mbetet opozitë konstruktive, kritike aty ku duhet, por gjithmonë e përgjegjshme për vendin. Bashkëpunimi me çdo forcë politike është i mundur vetëm kur ekzistojnë vija të përbashkëta programore dhe vullnet i sinqertë për qeverisje serioze.
Nëse pas zgjedhjeve krijohen kushte reale për një agjendë zhvillimore, ato do të shqyrtohen”, ka thënë ai për “Bota sot”.


