Lajme

Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave të Mitrovicës veriore

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë Aivo Orav, sot në Zveçan ka mbajtur takim me katër kryetarët e rinj të komunave veriore.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së, thuhet se Orav mirëpriti dorëzimin e qetë të pushtetit lokal, në përputhje me ligjin e Kosovës.

“Ai përsëriti nevojën për një angazhim konstruktiv midis autoriteteve qendrore dhe lokale dhe mbështetjen e BE-së për realizimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë sipas Kushtetutës së Kosovës”, thuhet në njoftim.