Dramat në arenën planetare nuk janë zhdukur, por po zbehen paksa. Kjo javë do të ketë shumë komunikim, por bisedat duhet të jenë sa më intime, këshillon astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri.
Mund të përjetojmë diçka që na surprizon, një ndryshim të papritur, megjithatë duhet ta mbajmë entuziazmin nën kontroll. Vendimet e rëndësishme dhe të prera duhet të presin pasi do të jetë pak e vështirë për t’i vlerësuar drejt situatat. Kini kujdes nga ekspozimet në fundjavë.
Chrysanthi Kalogeri: Kjo javë është një javë ku do të ketë shumë komunikim, takime, kontakte, biseda për çështje financiare, për të zgjidhur probleme. Disa nga çështjet që na preokupuan në nëntor, këtë javë mund të marrim një lloj zgjidhjeje, por ka probleme ku mund të humbasim kontrollin, të shkojmë në gabime. Duhet të presim marrjen e vendimeve për biseda, sidomos në datat 12 e deri të hënën e ardhshme që t’i marrim pas saj. Gjithë java, në datat 10-12 kur hëna kalon në Virgjëreshë, mund të kemi situatë tensionuese, ndarje, prishje marrëdhëniesh, aksidente ose tendencë për to. Mos bëni punë që s’dini t’i bëni mirë. Këtë javë nuk duhet të marrim vendime përfundimtare. Ka disa kurthe, mbi ose nënvlerësim të situatës, tendencë për të pirë më tepër. Java nis me entuziazëm, jep zgjidhje, por mund të humbasim kontrollin me mendimin se gjërat po shkojnë mirë dhe na çojnë në gabime.
Dashi – Një javë e rëndësishme, jeni shumë aktiv, madje nis me një interes të veçantë për jetën sociale, por edhe personale e profesionale. Hapen horizonte të reja, por duhet të jeni të kujdesshëm në vendimet lidhur me punën, veten, të ardhmen. Nëse keni çështje ligjore, trajtojini me qetësi dhe mos bëni veprime që ju nxjerrin probleme më vonë. Lëvizni brenda normave e rregullave ligjore. Do të keni shanse për një mbështetje ekonomike, biseda për të ardhura financiare deri në datën 12. Nga data 12 e deri në fund të javës, do të keni shanse për udhëzime e këshilla për të ardhmen që duhet të vendosni nga e marta e ardhshme.
Demi – Doni të kaloni bukur, të plotësoni dëshirat, instinktet. Në sferën financiare duhet të vendosni ekuilibër dhe mos të kaloni kufirin e shpenzimeve. Dalloni nevojat nga dëshirat, do të keni shanse për përfitime financiare nga bashkëpunëtori, bashkëshorti ose mbështetje nga fëmijët deri në datën 11-12. Në pjesën e dytë të javës, mund të bëni biseda për zhvillimet financiare lidhur me punën, dikë që ka diçka në dorë. Merrni mendimet, por bazohuni në forcat tuaja, mbështetuni në këmbët tuaja dhe mos hyni në marrëveshje financiare me miqtë e shoqërinë këtë javë sepse nuk do t’i ktheni dot paratë.
Binjakët – Është një periudhë shumë e rëndësishme dhe jeni nga më të ndikuarit e javës ku duhet të mbroni marrëdhëniet e bashkëpunimet. Mos reagoni ndaj provokimeve. Jini të disiplinuar në punë sepse jeni në fazën e fundit të vështirësisë. Më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që duhet të jenë të kujdesshëm në jetën sociale e profesionale, si dhe mos të bëhen objekt bisedash. Në datën 12 kaloni në një periudhë me shanse në marrëdhënie e bashkëpunime. Në fundjavë do të keni biseda lidhur me ndryshime për të ardhmen dhe të takoni njerëz të rëndësishëm që do të hyjnë në jetën tuaj për ta ndryshuar, por duhet të vlerësoni mirë situatën.
Gaforrja – Java është e ngarkuar në përditshmëri, detyrimet që keni në punë e familje prandaj duhet të jeni të fokusuar, të organizuar që mos të ndieni pasoja në shëndet. Deri në datën 12 do të keni shanse për të udhëtuar, të merrni vendime për fëmijët, të dashurit, por deri të hënën, jini të kujdesshëm në përditshmëri dhe mos u hutoni në veprime.
Luani – Kjo javë ju jep shanse për të zgjidhur çështje të lidhura me familjen, shtëpinë, të gjeni një mbështetje financiare. Në përgjithësi, jeni në një periudhë ku ndieni nevojën të kaloni mirë, të afroheni me të dashurit, por edhe për një projekt pune që kërkon frymëzim, është momenti që ta realizoni dhe t’ju japë kënaqësi. Në pjesën e dytë të javës, do të keni shanse për takime me një njeri të rëndësishëm që do t’ju ndihmojë në një projekt që keni ose takim lidhur me anën emocionale. Merrni mendime, mbështetje dhe mbani disa rezerva. Nga e marta shihni se gjërat që bëtë në fundjavë do të japin rezultat.
Virgjëresha – Një nga shenjat më të ndikuara të javës, duhet të jeni të kujdesshme në marrëdhënie e bashkëpunime ku deri në datën 12 keni mundësi të takoni njerëz për të promovuar punën, synimet e qëllimet, por mos humbisni kontrollin sepse mund të prishni marrëdhëniet që keni. Fokusohuni në shtëpi, jetën personale, zgjidhni problemet që mund të keni dhe mos merrni vendime përfundimtare për to. Keni shanse për një bisedë që lidhet me shtëpinë, përditshmërinë apo një ndryshim pune. Vendosni nga fillimi i javës së ardhshme sepse nuk do ta vlerësoni dot drejt situatën. Jini të kujdesshëm në datat 11-12 kur hëna të kalojë në shenjën tuaj.
Peshorja – Periudhë aktive, jeni në lëvizje të vazhdueshme, komunikoni e udhëtoni. Sot keni shanse për të takuar njerëz në ambientin shoqëror, të kaloni bukur, të merrni ndihmë e mbështetje në sferën financiare ose të keni shanse në punë që ju sjell zgjidhje për disa çështje të muajit nëntor. Kini kujdes në lëvizje gjatë javës, jini të përpiktë në punë dhe kujdes me fjalët, takimet dhe vlerësimet ndaj të tjerëve.
Akrepi – Java ju jep mundësi për të zgjidhur çështje të muajit nëntor, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që deri në datën 12 kanë shanse për biseda me të dashurit, me njerëz nga larg, të gjejnë një mbështetje apo të marrin vendime ku duhet të keni kujdes nëse lidhet me një investim, duhet të prisni deri javën e ardhshme. Në pjesën e dytë të javës do të bëni biseda për sferën financiare dhe një investim që mund të ndryshojë bazën ku veproni. Është javë shumë e mirë për kontakte, për biseda, por vendimet përfundimtare duhet të presin.
Shigjetari – Jeni më të ndikuarit e periudhës, jeni në sezonin tuaj dhe ata që kanë ditëlindjen rreth datës 9-14 dhjetor, duhet të kenë kujdes gjatë gjithë vitit, të mbrojnë marrëdhëniet, të kenë kujdes me vendimet përfundimtare, nëse doni të bëni ndryshime të planifikuara, duhet të organizoheni dhe të keni kujdes ndaj problemeve që shfaqen në akset kryesore. Java sjell mundësi për biseda lidhur me një mbështetje që duhet të zhvillohen në mënyrë intime. Iniciativat që do të merrni dhe veprimtaria juaj duhet të jenë të përmbajtura, të mirëmenduara para se të veproni., Entuziazmi i tepruar do të jetë armiku juaj.
Bricjapi – Java mundëson takime me njerëz të rrjetit shoqëror dhe bashkëpunëtorë që ju ofrojnë ndihmë e mbështetje për një bashkëpunim financiar. Vendimet përfundimtare nuk favorizohen këtë javë. Kini kujdes me prapaskenat, qëllimet e të tjerëve dhe rishikojini gjërat, programojini. Javën e ardhshme do të jeni në gjendje t’i bëni realitet.
Ujori – Është një periudhë shumë aktive, jeni të angazhuar në jetën sociale e profesionale dhe do të bëni biseda me njerëz në punë që lidhen me rritjen e burimeve financiare. Disa biseda kanë nisur që javën e kaluar dhe do të vijojnë deri në datën 12 e pas saj. Vendimet përfundimtare duhet të presin. Mos hyni në konflikte e debate me shoqërinë dhe as në interesa financiare. Nëse ka interesa financiare të mëparshme, kjo javë mund të bëhet shkas konfliktesh e pengesash. Ruani marrëdhëniet njerëzore, mos impononi mendimet apo planet dhe jini të përmbajtur në sferën financiare.
Peshqit – Shenja e fundit më e ndikuar e javës. Fillimi i javës ju jep shanse për të udhëtuar, për t’u afruar me të dashurit, për të takuar njerëz që do të hyjnë në jetën tuaj për ta ndryshuar, por periudha ka edhe kërkesa të larta në jetën profesionale e sociale ku duhet të tregoni aftësitë tuaja me disiplinë, me këmbë në tokë dhe të jeni të palëkundur. Veproni me mençuri e disiplinë. Vlerësoni realisht situatat. Jini të gatshëm në jetën sociale e profesionale për të zgjidhur problemet. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës janë më të ndikuarit nga problemet që mund të vijnë nga ambienti familjar që rikthejnë problemet e shtatorit. Durim sepse jeni në fund të një situate dhe nga marsi mund të shijoni të mirat që nuk keni arritur t’i përjetoni ende.


