Kuriozitete

Nëna fut djalin në qese vakumi për një video në rrjetet sociale, ai dëgjohet teksa thërret…

Një influencuese e njohur ruse është kritikuar shumë në rrjetet sociale, pasi ndau me ndjekësit një video ku fut djalin e saj të vogël brenda një qeseje dhe përdori një fshesë me korrent për të nxjerrë ajrin.

Mediat e huaja shkruajnë se video në fjalë u përhap shumë shpejt dhe tregon momentin ku fëmija i tmerruar thërret ‘mami’, pasi qesja ngushtohet dhe ajri thithet.

Moneytizer Paragrafi 2

Sipas portalit rus “Life”, influencuesja 36-vjeçare Anna Saparina e mori ngjarjen me shaka. Ndërkohë autoritetet ruse të mbrojtjes së fëmijëve pritet ta thërrasin për sqarime, pasi eksperimenti mund të ketë vënë seriozisht në rrezik jetën e të miturit.

Reagimet në internet kanë qenë të ashpra, me shumë përdorues që e kanë quajtur Saparina-n “të papërgjegjshme” dhe “jo të denjë për të qenë nënë”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Anna Saparina është një abuzuese e neveritshme që duhet të përfundojë në burg për tmerrimin e djalit të saj vetëm për disa klikime”, shkroi dikush.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Kjo është e tmerrshme… Fëmijët nuk duhet të trajtohen si eksperimente!”

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi etikën e “influencerëve familjarë”, të cilët shpesh akuzohen se shfrytëzojnë fëmijët për përmbajtje në platforma si “TikTok”, “Instagram” dhe “YouTube”, duke ngritur shqetësime për sigurinë, privatësinë dhe mirëqenien e tyre.