Lajme

Zelensky takon Melonin: Italia, partnere kyçe për paqen dhe sigurinë energjetike të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një takim me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, duke e cilësuar atë si një diskutim “të shkëlqyer dhe të thelluar”.

Përmes një reagimi në platformën X, kreu i shtetit ukrainas theksoi rolin proaktiv të Romës zyrtare në gjetjen e zgjidhjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.

Moneytizer Paragrafi 2

Zelensky bëri me dije se fokusi i bisedës ishte harmonizimi i hapave të mëtejshëm në arenën ndërkombëtare.

“Ne e vlerësojmë rolin aktiv të Italisë në gjenerimin e ideve konkrete dhe përcaktimin e masave për të afruar paqen,” u shpreh ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Presidenti ukrainas shtoi se e ka informuar Kryeministren Meloni mbi ecurinë e punës së ekipit negociator të Kievit.

“Ne mbështetemi shumë në mbështetjen e vazhdueshme të Italisë: është e rëndësishme për Ukrainën,” nënvizoi Zelensky.

Përveç diplomacisë, një pjesë thelbësore e diskutimit ishte mbështetja materiale, veçanërisht në sektorin e energjisë, i cili është goditur rëndë nga sulmet e vazhdueshme.

Zelensky shprehu mirënjohjen për ndihmën konkrete që Italia ka ofruar në këtë drejtim: “Dua gjithashtu të shpreh mirënjohjen time për paketën e ndihmës energjetike dhe pajisjet e nevojshme: kjo është pikërisht ajo që do të mbështesë familjet ukrainase.”