Bota

Zelensky pranon kërkesën e Trump për zgjedhje të reja, por me disa kushte

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje, edhe në kushtet e luftës, por vetëm nëse garantohet një proces i sigurt dhe i bazuar në ligj.

Komentet e tij vijnë pas thirrjes së presidentit amerikan Donald Trump, i cili më herët kërkoi organizimin e zgjedhjeve të reja në Ukrainë.

Duke folur para gazetarëve në Kiev, Zelensky theksoi se aktualisht ligji i luftës nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve, ndaj parlamenti duhet të ketë një bazë të qartë ligjore për çdo ndryshim. Ai shtoi se siguria e procesit është kushti tjetër i panegociueshëm.

“Po u krijuan kushtet dhe garancitë, mund t’i kërkoj parlamentit të përgatisë ndryshimet e nevojshme. Nëse gjithçka sigurohet, zgjedhjet mund të zhvillohen brenda 60 deri në 90 ditë,” u shpreh Zelensky, duke iu drejtuar SHBA-së dhe partnerëve europianë për mbështetje praktike që lidhet me sigurinë.



/tiranapost