Pediatërit holandezë kanë paralajmëruar për një rritje alarmante të numrit të fëmijëve obezë në vend, duke vënë në dukje se pothuajse 400,000 fëmijë holandezë janë mbipeshë, dhe një e katërta e tyre janë obezë, sipas portalit NL Times.
“Pyetja është se sa më keq duhet të përkeqësohet situata përpara se politikanët të ndërhyjnë”, tha Lisi de Ridder, presidente e Shoqatës Holandeze të Pediatërve (NVK).Për shkak të rritjes së numrit të fëmijëve obezë, sasia e barnave të përdorura për të trajtuar obezitetin u pesëfishua midis viteve 2020 dhe 2024, dhe listat e pritjes u dyfishuan.
Pediatërit holandezë paralajmërojnë se obeziteti shkakton probleme serioze shëndetësore, të tilla si mëlçia yndyrore, dhimbje të kyçeve dhe diabeti i tipit 2.
NVK dhe organizata “Gjenerata e Shëndetshme” u bënë thirrje urgjente autoriteteve të nisin një politikë për të parandaluar obezitetin tek fëmijët.


