6
Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, në një ndërtesë në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, policia dhe ekipi i emergjencës.
Deri në këto momente nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa po ashtu nuk janë konfirmuar ende dëmet materiale që ka shkaktuar zjarri.


