Lajme

Sulmon babain dhe i merr 70 euro, arrestohet 30-vjeçari në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në rrugën “Enver Maloku” në Fushë Kosovë.

Ngjarja, siç merr vesh Sinjali nga burimet ka ndodhur më 8 dhjetor 2025 rreth orës 17:00, kur Policia është njoftuar se një person kishte sulmuar babain e tij.

Moneytizer Paragrafi 2

Sipas të dhënave nga strukturat e afërta me hetimin, viktima A.H. ka deklaruar se djali i tij, P.H. e kishte sulmuar duke ia hedhur një pjatë, e kishte shtyrë dhe më pas i kishte marrë xhupin në të cilin ndodheshin rreth 70 euro.

Viktima ka treguar se i biri shpesh bëhet agresiv pasi kërkon para dhe dyshohet se mund të jetë nën ndikimin e substancave narkotike.

Moneytizer Paragrafi 4

Njësitë policore kanë tentuar të gjejnë të dyshuarin, por ai nuk ishte i qasshëm dhe nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa Prokurori i dhunës në familje ka autorizuar inicimin e rastit.

Më 9 dhjetor 2025 rreth orës 17:30, Policia ka pranuar informacion për vendndodhjen e të dyshuarit. Njësia reaguese ka intervenuar, e ka arrestuar P.H. dhe e ka shoqëruar në stacion për procedura të mëtejme.

Pas intervistimit, hetuesi i rastit ka njoftuar Prokurorin kujdestar, i cili ka urdhëruar masën e ndalimit policor prej 48 orësh ndaj të dyshuarit.

Rasti është iniciuar si Dhunë në familje dhe mbetet nën hetime.



ks