Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar sot rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke e cilësuar atë si rezultat të një shteti të fortë dhe të një pune të palodhshme institucionale.
Ai theksoi se liberalizimi i vizave u arrit gjatë qeverisjes së tij, “me punë, pa kompromise, pa shampanja”, duke e konsideruar këtë proces si të drejtë dhe të merituar për shtetin dhe popullin e Kosovës.
Kurti shtoi se ky hap i rëndësishëm shënon fundin e një periudhe të gjatë pritjeje për qytetarët dhe hap një kapitull të ri të lëvizjes së lirë dhe barazisë në Evropë.
Postimi i plotë:


