Ne teatrin Migjeni ne Shkoder është mbajtur monodrama “And’rra e Nan’ Terezës – njerëzorja hyjnore” e cila u interpretua nga aktorja e njohur Justina Aliaj. Shfaqja sjell nje rrefim mbi jeten dhe sakrificat te Nene Terezes, qe eshte simboli i dashurise dhe njerezimit ne bote.
SYRI TV
“And’rra e Nan’ Terezës – njerëzorja hyjnore” titullohej monodrama e Justina Aliaj, e vendosur në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër.
Për aktoren e njohur Aliaj, Nënë Tereza lutej për Zotin dhe të sëmurët, ndërsa me njerëzit kishte marrëdhënie njerëzore si të gjithë ne.
Aliaj ka pasur fatin ta takojë Nënë Terezën, teksa tregon një kujtim që ka me të.
Kjo monodramë ishte një rrëfim i thellë shpirtëror mbi jetën, sakrificën dhe dashurinë universale të Nënë Terezës, simbol i njerëzimit dhe mëshirës.


