Regjisori legjendar i Hollivudit, Rob Reiner, dhe bashkëshortja e tij, Michele Reiner, kanë ndërruar jetë, bëri të ditur një zëdhënës i familjes. “Jemi të shkatërruar nga kjo humbje e papritur”, shkruhet në deklaratë.
Detektivë të vrasjeve nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit ndodhen në shtëpinë e Reiner dhe po hetojnë një vrasje në familje. Kjo e bën ngjarjen edhe më të rëndë. Dyshohet se djali i tyre i ka vrarë.
Karriera e pasur e Reiner përfshin regjinë e filmave “When Harry Met Sally”, “The Princess Bride” dhe “A Few Good Men”. Roli që e bëri të famshëm ishte ai i dhëndrit të Archie Bunker në serialin televiziv “All in the Family”.
/tiranapost


