Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit deputetët e grupit parlamentar të PS.
Mbledhja ka filluar në orën 10:00 ndërsa në qendër të diskutimeve janë zhvillimet e fundit politike në vend.
E pranishme në mbledhje është edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku.
Më 18 dhjetor është seanca e fundit parlamentare për vitin 2025, ndërsa më pas deputetët do të marrin pushimet, për t’u rikthyer në javën e tretë të janarit ndërsa kryeministri Rama dha porositë për 83 deputetët e mazhorancës.
kryeministri Rama u ka lënë si prioritet deputetëve të PS-së agjendën e ligjeve për i përafruar me ato të BE‑së.
/tiranapost


