Shëndetësi

Gratë po përdorin gjithmonë e më shumë steroide dhe shumë nuk i dinë rreziqet

Kur flitet për përdorimin e steroideve në palestër, shumica mendojnë për burra muskulozë. Por kjo pamje po ndryshon. Gratë po përbëjnë një pjesë gjithnjë e më të madhe të përdoruesve të steroideve dhe kjo kërkon një qasje të re për parandalimin dhe uljen e dëmeve.

Studimet tregojnë se gratë janë gjithnjë e më të pranishme në komunitetet që përdorin steroide, edhe pse mungojnë të dhëna të plota afatgjata. Një analizë shkencore vitit 2024 zbuloi se rreth 4% e grave të rritura kanë përdorur steroide anabolike të paktën një herë, krahasuar me 1.6% në vitin 2014. Mes grave bodybuilder, pothuajse 17% raportojnë përdorim steroidesh, ndërsa shifrat janë më të larta edhe në sportet e forcës dhe ngritjen rekreative të peshave.

Edhe pse mungojnë statistika të sakta kombëtare për Australinë, sasia e steroideve të sekuestruara atje është rritur ndjeshëm, duke treguar se përdorimi po shtohet. Ky trend lidhet me rritjen e komuniteteve të fitnesit dhe bodybuilding-ut, përfshirë gratë në sporte force.

Rritja e ushtrimeve të forcës tek gratë ka përfitime të mëdha për shëndetin fizik dhe mendor. Por rritja paralele e përdorimit të steroideve është shqetësuese, sidomos pa informacion dhe mbështetje të mjaftueshme.

@larrywheels How Steroids AFFECT Girls  #fyp #viral #larrywheels #gym ♬ original sound – PRLIFESTYLE

Ka tre arsye kryesore pse më shumë gra po përdorin steroide. Së pari, rritja e sporteve të forcës, të cilat krijojnë hapësira pozitive për gratë, por edhe i ekspozojnë ndaj mjediseve ku drogat për përmirësim performance normalizohen. Së dyti, ndikimi i rrjeteve sociale, ku “fitfluencer”-et promovojnë trupa “perfektë” dhe, në disa raste, edhe përdorimin e steroideve. Së treti, shumë gra nxiten nga partnerë, miq ose trajnerë meshkuj, që i paraqesin këto substanca si të domosdoshme për progres ose garë.

Rreziqet janë reale. Gratë mund të përjetojnë efekte anësore serioze dhe të pakthyeshme, si trashje të zërit, çrregullime menstruale, infertilitet, rritje qimesh, akne, ndryshime humori dhe probleme afatgjata si sëmundje të zemrës, dëmtime të mëlçisë dhe probleme të shëndetit mendor. Për më tepër, disa steroide nga tregu i zi përmbajnë substanca toksike.

Zgjidhja nuk është ndëshkimi apo mesazhi “thuaj jo”, por edukimi i përshtatur për gratë, informimi i saktë në rrjetet sociale dhe ulja e stigmatizimit në shërbimet shëndetësore, në mënyrë që gratë të kërkojnë ndihmë pa frikë apo gjykim. / TheConversation – Syri.net