1
Një moment mjaft emocionues ka ndodhur sot brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.
Konkurenti Kushtrim Kelani është surprizuar nga produksioni, duke pasur mundësinë të dëgjojë për herë të parë projektin e tij më të ri muzikor, i cili u publikua mbrëmë ndërsa ai ndodhet ende në garë.
Kënga, e cila mban titullin “Fotografia”, është një bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur Aida Doçi.
Ndonëse kënga u lansua zyrtarisht mbrëmjen e kaluar në të gjitha platformat sociale, i cili ishte në dijeni. Gjatë ditës së sotme, “Vëllai i Madh” ka vendosur t’ia lëshojë këngën në shtëpi, duke krijuar një atmosferë tejet emocionuese.
Kushtrimi nuk i ka mbajtur dot emocionet kur ka dëgjuar zërin e tij dhe të Aidës, ndërsa banorët e tjerë janë bashkuar me të duke e uruar për këtë sukses të ri.
Bashkëpunimi mes Aida Doçit dhe Kushtrimit ishte një nga projektet më të pritura, duke pasur parasysh vokalet e tyre të veçanta.
Kënga trajton një tematikë dashurie dhe nostalgjie, e cila duket se ka goditur menjëherë në shenjë, duke marrë mijëra klikime që në orët e para të publikimit.
“Fotografia” tashmë po qarkullon kudo në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara të ditës brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
/Prive
View this post on Instagram
ks


