1
Një grua është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Gjakovës.
Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetim mbi vdekjen e saj.
Policia ka njoftuar se mjeku ka konstatuar se viktima nuk ka pasur shenja të dhunës.
Trupi është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se në Emergjencë është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Sipas mjekut viktima nuk ka pasur shenja të dhunës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton PK-ja.
ks


