Lajme

Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u realizua brenda shtatë minutash

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, pas seancës të sotme ka deklaruar se seanca e sotme gjyqësore ka qenë emocionalisht e rëndë për familjen, pasi janë shfaqur pamjet e fundit të jetës së motrës së tij.

Sot për ne nuk ishte një ditë e lehtë. Pasi që i pam dhe videot e fundit të jetesës së motres sonë. Ajo se çfarë pam në video sot ishte se tre të akuzuarit e kanë planifikuar mirë, pasi që e gjithë ngjarja ka ndodhur vetëm për shtatë minuta. Pra nuk ishte një vrasje jo e planifikuar, por ishte e planifikuar mirë nga të tre të akuzuarit. Çfarë pam sot në këto pamje e qartësojnë mirë se Naimi së bashku me Kushtrimin janë organizatorët kryesor të vrasjes. Ndërsa vrasësi i motrës sonë është Granit Plava”, tha ai.

Moneytizer Paragrafi 2

Ademaj falënderoi gjykatën për punën e deritanishme, por shprehu shqetësim për moslejimin e elaborimit të provave nga ana e familjes.

“ Ajo që na brengposi sot ishte moslejimi I elaburimit të provave nga ana jonë. Pra kjo elabutimi I porvave për ne është jetësor. Sepse e qartëson dhe më mirë- rolin kyç të Kushtrim Kokallës bnasjkëpunimin me naimin dhe rrugëtimin e tyre. Ne do të kërkojmë nga gjykata që ti elaburojmë provat sesppe është e drejtë jetike. Mendoj që me ato prova që ne I ikemid eh që mendojmë se duhet të dalin qartësohet dhe më mirë grupi I tyre u organizuar në mënyrë profesionale pëër vrasjen e motrës sonë”, tha ai.

Moneytizer Paragrafi 4