Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit të njohur, Shemi i grupit “Ilirët”.
Sipas njoftimit zyrtar, viktimës i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore derisa ndodhej në banesën e tij në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor 2025, rreth orës 14:50, në rrugën “UÇK-së”. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të shkaqeve të vdekjes.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
“Rr. UÇK-së, Prishtinë 22.12.2025-14:50. Raportohet se viktimës mashkull kosovar, për deri sa ishte në banesën e tij i është keqësuar gjendja shëndetësore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.


