ShowBizzz

Akademia Tesa shënon sukses ndërkombëtar: Dy profesioniste shqiptare fitojnë çmime prestigjioze në Turqi

 

Dy profesioniste të fushës së bukurisë dhe estetikës nga Kosova dhe Shqipëria janë vlerësuar me çmime të rëndësishme në eventin prestigjioz ndërkombëtar “Türkiye’nin Sihirli Elleri – Ustalığın Mührü Ödülleri (The Seal of Mastery)”, i cili u mbajt në Ankara të Turqisë. Pjesëmarrja dhe sukseset e tyre lidhen drejtpërdrejt me përgatitjen profesionale të ofruar nga Akademia Tesa, e cila vazhdon të konsolidojë pozitën e saj në skenën ndërkombëtare të industrisë së bukurisë.

Moneytizer Paragrafi 2

Eventi, i organizuar nga Erdal Kaplan dhe i zhvilluar në ambientin historik të Ihlamur Kasrı, mblodhi emra të njohur të industrisë nga vende të ndryshme, duke shërbyer si një platformë elitare ku vlerësohen mjeshtëria, standardet profesionale dhe ndikimi ndërkombëtar i akademive dhe specialistëve të fushës.

Kosova u përfaqësua nga Fiqrije Kryeziu Salihu, pronare e Sallonit Dylba, e specializuar në kaqurelat braziliane, ndërsa Shqipëria u përfaqësua nga Adelina Matija, Hair & Makeup Artist dhe drejtuese e Sallonit Anileda në Shkodër. Të dyja profesionistet arritën të shpërblehen me Vendin e Parë në kategoritë e tyre përkatëse, duke u nderuar me medalje, mirënjohje dhe trofe, si dëshmi e nivelit të lartë profesional që përfaqësojnë.

Moneytizer Paragrafi 4

Një rol të veçantë në këtë ngjarje pati edhe Akademia Tesa, e cila u vlerësua si një ndër akademitë më të mira në nivel ndërkombëtar dhe u nderua me çmimin prestigjioz “Ustalığın Mührü – The Seal of Mastery”. Për më tepër, akademia ishte pjesë e jurisë profesionale ndërkombëtare, përmes themelueses dhe drejtoreshës së saj, Kujtesa Gashi, çka dëshmon autoritetin dhe besimin që kjo akademi gëzon në skenën globale të industrisë së bukurisë.

Ky sukses konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm për fitueset individuale, por edhe për zhvillimin dhe afirmimin e profesionistëve shqiptarë në tregun ndërkombëtar. Nën drejtimin e Kujtesa Gashi, Akademia Tesa vazhdon të konfirmojë vizionin e saj profesional dhe rolin e saj si një pikë referimi për standardet e reja në fushën e bukurisë dhe estetikës, duke përcjellë mesazhin se aty ku angazhimi dhe profesionalizmi janë në nivel të lartë, edhe rezultatet nuk mungojnë.

Akademia Tesa, shprehë falenderim për maestrot Erdal Özkaplan, themelues dhe President i “Duarve Magjike të Turqisë” dhe Pınar Sandikçi pelër bashkëpunimin e vazhdueshëm.



ks