Kuriozitete

Shuhet fotografja 27-vjeçare/Zbulohet se çfarë kishte PUBLIKUAR në rrjete sociale para se t’i jepte fund jetës!

jë ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv dhe rrjetet sociale në Rumani, pas ndarjes nga jeta të influencueses dhe fotografes së futbollit Mălina Maria Guler, vetëm 27 vjeçe. Ajo ishte e njohur për mbulimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve të klubit FC Bihor Oradea, si dhe për përmbajtjet e saj në Instagram.

Sipas autoriteteve lokale, rrethanat e vdekjes janë ende nën hetim por dyshohet se është vetëvrarë. Burime pranë saj kanë bërë të ditur se e reja po përballej me vështirësi të rënda personale dhe shëndetësore, ndërsa familjarët konfirmojnë se ajo kishte qenë e shqetësuar kohët e fundit. Disa orë para ngjarjes, Guler kishte publikuar materiale nga një aktivitet kulturor në qytet, duke shtuar shqetësimin mes ndjekësve dhe miqve të saj.

Moneytizer Paragrafi 2

Klubi FC Bihor Oradea reagoi me një mesazh ngushëllimi, duke vlerësuar kontributin e saj profesional gjatë sezonit 2023–2024 dhe rolin në dokumentimin e momenteve kyçe të ekipit. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ndarjes nga jeta.

 

Moneytizer Paragrafi 4