5
Influencuesja Vienna Würstel ka shpenzuar mbi 49,210 dollarë për procedura ekstreme estetike, me synimin për të pasur buzët më të mëdha në botë. E njohur në rrjetet sociale me nofkën “Plastic Fantastic”, 25-vjeçarja që jeton në Majorka e ka kthyer zmadhimin e buzëve në një projekt personal afatgjatë.
Sipas deklarimeve të saj, ajo ka injektuar rreth 30 ml filler, të realizuara nga profesionistë, dhe thekson se ende nuk e ka arritur kufirin e saj. Megjithatë, transformimi ekstrem ka ndikuar ndjeshëm në jetën e përditshme të influencueses.
Vienna ka pranuar se tashmë përballet me vështirësi serioze në veprime bazike si të ngrënit, të pirit dhe të folurit, madje në disa raste edhe në frymëmarrje, pasi buzët e saj janë aq të zmadhuara sa nuk i mbyll dot plotësisht.
Pavarësisht reagimeve të ashpra dhe kritikave të shumta në rrjet, ajo vazhdon të dokumentojë çdo fazë të transformimit dhe qëndron e vendosur pas zgjedhjeve që ka bërë. Influencuesja e përshkruan pamjen ekstreme si versionin e saj personal të bukurisë, duke theksuar se nuk ka plane të ndalet.
View this post on Instagram
View this post on Instagram




