ShowBizzz

Transformimi i pabesueshëm i aktorit: Nga yll i fëmijërisë në kinematografi, përfundon i pastrehë

Ish-aktori i njohur i Nickelodeon, Tylor Chase, është shtruar së fundmi në një spital në Kaliforninë Jugore, pasi miq, familjarë dhe ish-kolegë u bashkuan për t’i ardhur në ndihmë pas një periudhe të gjatë gjatë së cilës ai jetonte në rrugë.

Lajmi vjen pas pamjeve virale që tronditën fansat në rrjete sociale, ku Chase shfaqej i pastrehë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore dhe emocionale. Pamjet ndezën reagime të shumta dhe sollën vëmendje të madhe mediatike mbi fatin e ish-yllit të vogël të ekranit.

Moneytizer Paragrafi 2

Sipas burimeve për Daily Mail, ndërhyrja u realizua pas një koordinimi mes babait të aktorit, ish-bashkëpunëtorëve të tij dhe influencuesit Jake Harris. Autoritetet shëndetësore vlerësuan se Chase kishte nevojë për trajtim të menjëhershëm dhe ai u dërgua në spital për një qëndrim 72-orësh nën kujdes mjekësor.

Ish-kolegët e tij nga seriali i famshëm “Ned’s Declassified School Survival Guide”, përfshirë Daniel Curtis Lee dhe Shaun Weiss, kanë shprehur publikisht shqetësimin dhe shpresën se ky është një hap i rëndësishëm drejt rikuperimit të tij. Weiss, i cili vetë ka kaluar periudha të vështira me varësinë dhe shëndetin mendor, u angazhua personalisht për ta ndihmuar Chase të largohej nga rruga dhe të pranonte trajtim profesional.

Moneytizer Paragrafi 4

Në videot e publikuara së fundmi, Chase shihej pranë Krishtlindjes, mes shiut të dendur, duke pranuar ndihmë nga qytetarë të rastësishëm që i ofruan ushqim, rroba dhe mbështetje morale. Situata e tij preku thellë publikun.

Ndërkohë, nëna e aktorit ka kërkuar që njerëzit të mos i japin para drejtpërdrejt, duke theksuar se kjo mund ta rrezikojë më shumë gjendjen e tij, ndërsa ka bërë të ditur se dera e shtëpisë së saj mbetet e hapur për të birin.

Historia e Tylor Chase është një tjetër shembull tronditës i anës së errët të famës së hershme dhe sfidave të shëndetit mendor, duke rikthyer në vëmendje nevojën për mbështetje reale për ish-yjet e fëmijërisë.



ks