ShowBizzz

Partitë politike përmbyllin sot fushatën zgjedhore

Subjektet politike që garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit do e përmbyllin sot fushatën elektorale.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ishte subjekti i parë që e përfundoi fushatën, me tubimin përmbyllës të mbajtur mbrëmë.

Moneytizer Paragrafi 2

Me të nisur sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila e përmbyll fushatën elektorale në orën 14:00, në një nga hotelet e Prishtinës, njofton Klankosova.tv.

Në orën 17:30 është paraparë përmbyllja e fushatës nga Partia Demokratike e Kosovës ndërsa krejt në fund, nga ora 18:00, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin përmbyllës të fushate për zgjedhjet nacionale të vendit.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas Ligjit të ri për zgjedhjet, subjektet politike kanë të drejtë ta zhvillojnë fushatën deri në nisjen e procesit të votimit, i cili fillon nesër në orën 07:00.



ks