ShowBizzz

Incident serioz në skenë, Gresa Gashi merr goditje në kokë gjatë shfaqjes

Mbrëmja e djeshme nuk ka shkuar sipas parashikimeve për aktoren e njohur Gresa Gashi. Gjatë performancës së saj në teatër, një incident i papritur ka bërë që aktorja të lëndohet në sytë e publikut dhe ekipit realizues.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, vetë Gresa ka bërë të ditur se ka pësuar një goditje të fortë në pjesën e pasme të kokës. Ajo ka postuar një foto nga shfaqja, duke shpjeguar situatën që ka shkaktuar jo pak shqetësim.

Moneytizer Paragrafi 2

“Gjatë shfaqjes së sontme ndodhi një incident në skenë dhe pësova një goditje të rëndë mbrapa në kokë,” – ka shkruar aktorja.

Pavarësisht natyrës së lëndimit, Gashi ka qetësuar ndjekësit duke treguar se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha dhe se gjendja e saj është stabile. Ajo nuk ka lënë pa falënderuar koleget dhe publikun për reagimin e menjëhershëm dhe mbështetjen e dhënë në ato momente delikate.

Moneytizer Paragrafi 4

“Skena kërkon përkushtim, forcë dhe dashuri dhe sot i ndjeva të trijat,” – përfundoi ajo mesazhin e saj.

Megjithatë, kujdesi për shëndetin e saj vazhdon edhe ditën e sotme. Mësohet se Gresa gjatë ditës po u nënshtrohet kontrolleve të detajuara mjekësore. Kjo po bëhet për siguri të plotë dhe për të eliminuar çdo dyshim rreth pasojave që mund të ketë lënë goditja e fortë në kokë.

Të shumta kanë qenë mesazhet e shërimit të shpejtë që aktorja ka marrë orët e fundit nga miqtë dhe dashamirësit e saj.



ks