ShowBizzz

Ronela Hajati ia doli, ja sa shumë ka humbur peshë

Ronela Hajati ka surprizuar ndjekësit me paraqitjen e saj më të fundit në rrjetet sociale.

Këngëtarja ka ndarë një foto para pasqyrës, ku shihet duke mbajtur xhinse dukshëm më të mëdha se masa e saj aktuale, duke treguar qartë transformimin trupor.

Moneytizer Paragrafi 2

Me mbishkrimin “Literally my clothes now”, Ronela ka lënë të kuptohet se ka humbur ndjeshëm në peshë, aq sa rrobat e dikurshme tani i rrinë shumë të gjera. Ndjekësit kanë reaguar menjëherë me komente pozitive, duke e përgëzuar për përkushtimin dhe rezultatin e arritur.

Edhe pse këngëtarja nuk ka zbuluar shifra konkrete, ndryshimi është i dukshëm dhe Ronela po dëshmon se me disiplinë dhe vullnet, çdo synim mund të arrihet. Transformimi i saj po shihet si një motivim për shumë fansa që e ndjekin prej vitesh.

Moneytizer Paragrafi 4



ks