ShowBizzz

Ikona e kinemasë franceze, Brigitte Bardot, ndërron jetë në moshën 91-vjeçare

Ikona e kinemasë franceze, Brigitte Bardot, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, njofton Fondacioni “Brigitte Bardot” përmes një deklarate zyrtare të cituar nga agjencia AFP.

Bardot ishte një aktore dhe këngëtare me famë botërore, e njohur për karrierën e saj të shkëlqyer në film dhe muzikë, që e bëri emrin e saj një simbol të kinemasë franceze në të gjithë botën.

Moneytizer Paragrafi 2

Ajo shndërroi elegancën, karizmën dhe talentin e saj në role që mbeten të paharrueshme për publikun dhe kritikët e artit.

Megjithatë, pas arritjes së suksesit të madh në industrinë e filmit, Bardot vendosi të braktisë skenën dhe dritën e reflektorëve për t’i kushtuar jetën një kauze që i ishte gjithmonë zemra: mbrojtjes së kafshëve.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo themeloi Fondacionin “Brigitte Bardot”, duke u angazhuar në mënyrë aktive për të drejtat e kafshëve dhe duke përdorur influencën e saj për të sensibilizuar publikun dhe institucionet mbi rëndësinë e mbrojtjes së tyre.

Deklarata e fondacionit nuk jep detaje mbi kohën apo vendin e vdekjes së saj, por vepra dhe trashëgimia e saj do të mbeten një kujtim i paharrueshëm.

Brigitte Bardot nuk ishte vetëm një ikonë e kinemasë, por edhe një simbol i pasionit dhe përkushtimit ndaj natyrës dhe qenieve që nuk mund të flasin për veten e tyre.



ks