2
Shkurta Haxhiu u eliminua të premtën nga Big Brother VIP Kosova 4.
Kjo pasi dolën në nominim pesë banorë nga ‘zarfi i zi’ që erdhi në shtëpinë e famshme pas një incidenti që ndodhi në BBVK.
Aktivistja po vazhdon të shpreh pakënaqësi në lidhje me këtë, duke e quajtur të padrejtë.
E njëjta në një postim në rrjete sociale theksoi se nuk doli nga publiku, por nga produksioni.
“Dy nominime brenda një nate u bënë për mua. Unë si Shkurta Haxhiu, i shpëtova eliminimit nga publiku, sepse më votuan dhe më mbështetën”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Por nuk i shpëtova ‘zarfit të zi’ nga produksioni. Atë e mbajtën brenda, ndërsa një njëri që nuk ka lënduar asnjëherë askënd e nxorën jashtë. Kjo ishte një padrejtësi e madhe për mua”.
Sidoqoftë, po atë mbrëmje nga Big Brother u eliminua edhe Jasmin Kadriu.
View this post on Instagram
ks


