ShowBizzz

U ndje i provokuar nga të brendshmet e Elijonës – vazhdojnë akuzat nga Toney edhe në spektakël

Pak ditë më parë u zhvillua një debat i ashpër në mes të Toney dhe Elijona Binakajt.

Kjo pasi konkurrenti gjeti të brendshmet e banores në dollapin e tij, gjë që e acaroi.

Ai i kërkoi të dinte arsyen se pse i kishte lënë aty, duke e marrë si një lloj provokimi.

E më pas situata u agravua kur Elijona ia përmendi vajzën, nëse do të shqetësohej nëse t’i kishte parë të saj.

Këtë e diskutuan edhe në spektaklin e së hënës, pasi u tha se u bë me qëllim.

Elijona nga ana tjetër theksoi se nuk është e tillë dhe nuk bën këto lloj provokime.

Në këtë mes ndërhynë edhe banorët e tjerë, duke komentuar situatën mes tyre.