ShowBizzz

Estetika si profesion, bukuria si mision – Si u shndërrua “Tesa Academy” në institucionin më të besuar të bukurisë dhe estetikes në trojet shqiptare?

 

Në një industri që ndryshon me shpejtësi, estetika e vërtetë mbetet ajo që ndërtohet mbi dije, etikë dhe respekt për njeriun. Pas Tesa Academy qëndron një filozofi e qartë: bukuria nuk është trend kalimtar, por proces i vetëdijshëm që ndërton vetëbesim dhe profesionalizëm. Në këtë bisedë, themeluesja e akademisë, Kujtesa Gashi-Tesa, ndan rrugëtimin e saj, sfidat, frymëzimin dhe vizionin që e ka kthyer Tesa Academy në një emër të besuar në fushën e aftësimit profesional.

Moneytizer Paragrafi 2

Si lindi pasioni yt për estetikën?
Pasioni im për estetikën lindi natyrshëm, nga dëshira për t’i ndihmuar njerëzit të ndihen mirë me veten. Bukuria për mua nuk ka qenë kurrë vetëm pamje, por vetëbesim, kujdes dhe respekt për veten. Me kalimin e viteve, ky pasion u shndërrua në profesion dhe sot është misioni im.

Moneytizer Paragrafi 4

Cila është pjesa më e bukur e punës tënde?
Transformimi që ndodh tek njerëzit. Jo vetëm ai estetik, por mbi të gjitha ai emocional. Kur shoh nxënëse që vijnë pa siguri dhe largohen të ndërtuara me vetëbesim, profesionalizëm dhe të gatshme për tregun e punës, ky është shpërblimi më i madh për mua.

Sa vite ke që punon në këtë fushë?
Kam mbi dhjetë vite përvojë profesionale në fushën e estetikës dhe aftësimit profesional, një rrugëtim i ndërtuar mbi përkushtim, punë të vazhdueshme dhe edukim të pandërprerë.

Si ka ndryshuar industria e estetikës që kur ke nisur?
Industria ka evoluar ndjeshëm. Nga trajtime bazike, sot flasim për teknologji të avancuara, protokolle shkencore dhe një qasje shumë më profesionale ndaj sigurisë dhe rezultateve.

Cilat janë trajtimet më të kërkuara aktualisht?
Aktualisht kërkesa më e madhe është për Microblading dhe Powder Brows, Microneedling, Mesobotox, Filler dhe Botox, si dhe Lash & Brow Lamination.

Cili është trajtimi që ti personalisht e rekomandon më shpesh?
Gjithmonë rekomandoj trajtime të personalizuara, por më shpesh Microneedling me protokolle profesionale dhe trajtimet për përmirësimin e vetullave, për rezultate natyrale dhe të qëndrueshme.

Çfarë duhet të dijë një klient para se të kryejë një trajtim estetik?
Rëndësinë e konsultës profesionale, pritshmëritë reale dhe domosdoshmërinë për të zgjedhur specialistë të certifikuar. Estetika nuk është improvizim.

Si e dallon një produkt apo trajtim cilësor nga një i zakonshëm?
Cilësia dallohet nga përbërja, certifikimet, siguria, origjina dhe rezultatet afatgjata që ofron, pa dëmtuar lëkurën.

A ka ndonjë këshillë “golden” për një lëkurë të shëndetshme?
Kujdes i përditshëm, hidratim i vazhdueshëm, produkte të përshtatura për tipin e lëkurës dhe pastrim profesional i rregullt.

Cili ka qenë momenti më sfidues në karrierën tënde?
Momentet kur kam zgjedhur të mos bëj kompromis me standardet profesionale, edhe kur rruga e lehtë ka qenë më pranë.

Kush të ka frymëzuar më shumë në këtë rrugëtim?
Gratë e forta, profesionistet që nuk dorëzohen dhe nxënëset e mia që sot janë të pavarura dhe të suksesshme.

A ka ndonjë histori që të ka prekur emocionalisht?
Çdo histori e nxënëseve që nisin pa siguri dhe përfundojnë të ndërtuara profesionalisht më prek thellë. Ato janë pasqyra më e mirë e punës sime.

Tesa Academy së shpejti po vjen një master-class e re. Për çka bëhet fjalë?
Së shpejti do të sjellim një Master-Class ekskluzive për transformimin profesional të vetullave, me teknika të avancuara dhe trajnerë ndërkombëtarë.

 

Si arrihet të bëheni lider në fushën e aftësimit profesional?
Duke investuar vazhdimisht në dije, duke ndarë përvojën me ndershmëri dhe duke ndërtuar standarde të larta që krijojnë profesionistë të gatshëm për tregun e punës.

 

Nderim Neziri



ks