4
Sonte, në prime-in e Big Brother VIP Albania, Ledion Liço ka tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut me një zgjedhje mjaft të guximshme në veshje.
Moderatorit nuk i ka munguar kreativiteti, duke veshur një kostum blu me xixa të ndritshme, të kombinuar me një kravatë të verdhë që e bënte pamjen edhe më të veçantë, shkruan “Kosovarja”.
Shumë nga fansat dhe komentuesit në rrjetet sociale kanë shprehur habinë e tyre, duke e cilësuar zgjedhjen si të çuditshme, por njëkohësisht të guximshme.
Pa dyshim, Ledion Liço nuk kaloi pa u vënë re, dhe veshja e tij do të diskutohet gjatë gjithë natës në rrjetet sociale.

ks


