Shkencëtarët kanë arritur të “rinojnë” vezët njerëzore për herë të parë, gjë që mund të përmirësojë shkallën e suksesit të fertilizimit in vitro (IVF) tek gratë e moshuara, sipas rezultateve të fundit të hulumtimit.
Eksperimenti sugjeron që defektet që lidhen me moshën, të cilat shkaktojnë gabime gjenetike në embrione, mund të reduktohen duke shtuar proteinën kyçe Shugoshin 1 (Shugoshin) në vezë, shkruan “The Guardian”.Në eksperimentet mbi vezët e dhuruara në një klinikë të Kembrixhit, qelizat e trajtuara treguan pothuajse gjysmën e gjasave të defekteve kromozomale krahasuar me ato të patrajtuara.
Tek gratë mbi 35 vjeç, defektet u ulën nga 65 përqind në 44 përqind. Drejtoresha e Institutit Max Planck dhe bashkëthemeluese e kompanisë Ovo Labs, profesoresha Melina Schuh, e vlerësoi këtë si një “përmirësim shumë domethënës”.Rënia e cilësisë së vezëve është arsyeja kryesore për normat më të ulëta të suksesit të IVF dhe rritjen e rrezikut të çrregullimeve kromozomale tek nënat e moshuara.
Procedurat që janë aktualisht në dispozicion, siç janë ciklet e shumëfishta të fertilizimit in vitro ose injektimi intracitoplazmatik i spermës (ICSI), nuk e zgjidhin problemin e defekteve gjenetike në vezë.Studiuesit po planifikojnë studime dhe diskutime të mëtejshme me organet rregullatore në lidhje me provat klinike, me qëllim përmirësimin e cilësisë së vezëve dhe kështu shanset e shtatzënisë në ciklin e parë të fertilizimit in vitro.
Ginesh Taylor, nga Universiteti i Edinburgut, e përshkroi punën si “vërtet premtuese” dhe theksoi se një injeksion që rrit numrin e vezëve me kromozome të organizuara saktë mund të ofrojë një pikënisje më të mirë për suksesin e trajtimeve VTO.


