ShowBizzz

Nga përdorimi i drogërave tek divorci me partneren e parë, të pathënat e Kastro Zizos: Kam qenë dhunues dhe përndjekës

Këngëtari shumë i njohur shqiptar Kastro Zizo ka treguar së fundmi të pathëna nga jeta e tij personale, që nga adoleshenca e deri tek martesa e parë e tij e cila përfundoi me divorc.

I ftuar në një intervistë Kastro u shpreh se në fillimet e karrierës së tij ka qenë një njëri i eksperimenteve i cili konsumonte drogë si edhe ishte pjesë e një shoqërie e cila nuk kishte intelektin e tij.

“Në atë kohë mbaj mend që në xhep mbaja edhe një thikë të vogël, shoqërohesha me një rreth që dashur pa dashur nuk ishin lloji im intelektual. Unë duhet të rrija me ata, qoftë për të pasur një mbrojtje shpatullash, qoftë dhe për tu bërë dhe unë pak si të tjerët sepse isha i ngarkuar nga bullizimi i tepërt. Flasim për 97’ 98’ 2000. Kjo ishte periudha kur unë eksperimentova me drogërat, me barin, marjuanën. Varësi kam pasur vetëm nga alkooli, alkooli ka qenë epiqendra ose sheqeri që mblidhte të gjithë grenzat e tjera të cilat ishin edhe veset,” tha ai në emisionin “Mirembrëma Yje”.
Mirëpo ajo që befasoi më shumë ndjekësit ishte një deklaratë e këngëtarit i cili u shpreh se nga kjo periudhë në të cilën ai ishte jo i qëndrueshëm, martesa e tij përfundoi në divorc, një ndarje që e kishte shndërruar atë në përndjekës dhe dhunues.

“Vitin e parë të divorcit kam qenë një burrë tipik nga ata që shfaqen në emisionet sociale, ku gratë e dhunuara flasin për partnerët e tyre. Isha larg dhunës fizike, por shumë pranë dhunës verbale. Kam qenë dhunues dhe përndjekës në atë kohë. Kërkoja llogari në llumin që isha. Kjo gjendje zgjati një vit dhe sot, kur e kujtoj veten e asaj kohe, e përçmoj,” u shpreh Kastro teksa shtoi se tani me ish-partneren e tij janë miq shumë të mirë.