Lajme

Hapet aplikimi për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës, ka njoftuar se sot hapet procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, në ekonomi familjare dhe biznese.

Sipas këtij njoftimi, të gjithë qytetarët e prekur nga vërshimet ftohen që të paraqesin kërkesën e tyre pranë Zyrës Pritëse (Qendra për Shërbime të Qytetarëve) në Komunën e Mitrovicës.

Moneytizer Paragrafi 2

“Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

Formulari i aplikimit (merret në zyrën pritëse të Komunës);
Të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues);
Kopje e letërnjoftimit;
Numri i anëtarëve të familjes;
Adresa dhe numri i shtëpisë/objektit;
Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, të realizuara në vendin e dëmtuar;
Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);
Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.
Afati për t’i dorëzuar këto kërkesa, përfundon më 26 janar 2026.

Moneytizer Paragrafi 4