ShowBizzz

Pamje nga fotosesioni i Bleros me nusen, pak minuta para dasmës

Këngëtari i njohur Blero sonte është martuar me Eronitën, në një ceremoni private.

Dasma po mbahet me miq dhe familjarë të afërt, ndërsa çifti duket tejet i lumtur në këtë ditë speciale.

Çifti duken kaq të lumtur teksa bëjnë vallëzimin e tyre të parë si të martuar.

Ndërkohë pak para dasmës ata kanë realizuar një fotosesion me Norik Ukën.