Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar mbledhjen e radhës që do të mbahet sot, me fillim nga ora 15:30.
Pikë kryesore e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i raportit të Këshillit për Operacione Zgjedhore.
I cili ka të bëjë me verifikimin e votave të kandidatëve në 2 për qind të vendvotimeve, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 janar 2025.
Sipas njoftimit, raporti pritet të ofrojë të dhëna mbi procesin e verifikimit dhe përputhshmërinë e rezultateve, si pjesë e procedurave standarde të transparencës dhe integritetit zgjedhor.


