1
Mbështetja për banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova” ka filluar të vijë edhe nga protagonistët e edicioneve të kaluara.
Së fundmi, ka qenë ish-banorja e njohur e BBVK 3, Ana Ejupi, ajo që ka zbuluar hapur se kush është e preferuara e saj për këtë sezon.
Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Ana është pyetur se kush i pëlqen nga banorët aktualë. Ajo ka publikuar një foto të Alba Pollozhanit në ekran, duke i vendosur përsipër një zemër të madhe të kuqe.
Ky postim konfirmon se Alba tashmë ka fituar zemrën e një prej ish-banorëve të vitit të kaluar.

ks


