Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Argjira Spanca, dhe balerini Graciano Tagani do të bëhen prindër për herë të parë. Burime të Ilirianews.al konfirmojnë se moderatorja është në pritje të ëmbël, një lajm që ka gëzuar jo vetëm familjarët, por edhe fansat e çiftit.
Argjira dhe Graciano janë prej rreth pesë vitesh një nga çiftet më të komentuar në mediat rozë shqiptare, që nga momenti kur bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë. Shtatzënia e tyre nuk duket se ka ardhur si surprizë e plotë, pasi në disa intervista dhe dalje publike, të dy janë shprehur se po mendonin për zgjerimin e familjes.
“Jam në një fazë që thjesht e kam lënë në dorë të Zotit. Mendoj realisht që kur të vijë, do vijë,” ka deklaruar së fundmi Argjira, duke treguar qetësi dhe optimizëm për kapitullin e ri në jetën e tyre.
Çifti ka ruajtur gjithmonë një ekuilibër mes jetës private dhe asaj publike, duke ndarë me ndjekësit vetëm pjesë të momenteve të veçanta. Lajmi për shtatzëninë e Argjira Spancës pritet të tërheqë shumë vëmendje dhe të gëzojë fansat e tyre, të cilët prej kohësh i ndjekin me interes çdo hap të çiftit.
Ky do të jetë një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre dhe nis një kapitull të ri për Argjira Spancën dhe Graciano Taganin, ndërsa përgatiten të mirëpresin fëmijën e tyre të parë.


