ShowBizzz

Dua publikon fotografi të një dekade më parë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, i është bashkuar trendit më të fundit në rrjete sociale, duke publikuar disa fotografi nga viti 2016.

Postimi i saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar ndryshimin e saj ndër vite dhe nostalgjinë që sjell ky rikthim në të kaluarën, shkruan IndeksOnline.

Moneytizer Paragrafi 2

Në fotografitë e publikuara, Dua shfaqet me stilin dhe imazhin e asaj periudhe, pak kohë pasi kishte nisur rrugëtimin e saj serioz në industrinë muzikore.

Në mesin e tyre është edhe ajo me CD-në e këngës së saj të parë – Be The One.

Moneytizer Paragrafi 4

Postimi vjen në kuadër të një trendi të ri online, ku figura publike dhe përdorues të shumtë po ndajnë kujtime dhe imazhe nga viti 2016.

Kujtojmë se rikthimi në kohë na sjell Duan në një fazë interesante, si një 20-21 vjeçare.



ks