BBV

Arrestohet një person, i ofroi ryshfet një polici

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi i kishte ofruar ryshfet një polici në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas njoftimit ai kishte ofruar ryshfet në vlerë prej 5 euro.

”Është arrestuar i dyshuari për shkak se zyrtarit policor në pikë kufitar i kishte ofruar 5 euro ryshfet. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.