BBV

Ana Roch viziton Drenasin dhe dhuron ndihma për gratë

Ish-kryetarja e asamblesë se Kantonit te Gjenevës, Ana Roch, aktualisht kryetare e grupit më të madh parlamentar në këtë asamble, vizitoi sot Drenasin, e cila dhuroi ndihma humanitare për shoqatën Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG).

Nga pakot me ndihma të pranuara të shtunën, ishin veshëmbathje, në kohën kur kjo komunë përjetoi vërshime të mëdha.

Roch theksoi se ka ardhur nga Zvicra për t’i ndihmuar gratë me ndihma humanitare, duke nënvizuar se prej vitesh e mbështet këtë shoqatë.

Ka vite që mbështes shoqatën dhe ndihem e nderuar

“Sot kam ardhur këtu për shoqatën, për ta ndihmuar komunitetin shqiptar dhe komunën e Drenasin. Për ndihma humanitare ka vite që mbështes shoqatën dhe ndihem e nderuar që jam sot këtu dhe t’i ndihmojmë. E kam organizuar këtë transport dhe shpresoj t’u shkoj në ndihmë dhe të kontribuojmë edhe nga ana jonë sa të mundemi”, tha Roch.

Drejtoresha e shoqatës, Kadire Tahiraj, tha se çdo ndihmë e dedikuar për qendrën është e mirëseardhur, duke bërë të ditur se ndihmat e pranuara sot ishin tekstil dhe veshëmbathje.

Tahiraj: Çdo ndihmë është e mirëseardhur

“Çdo ndihmë e cila dedikohet qendrës sonë është e mirëseardhur, ndihmat që sot i kemi pranuar janë ndihma tekstil veshmbathjen pasi që në këtë kohë ka qenë edhe Drenasi i prekur nga vërshimet dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur”, tha ajo.

Ndërkaq, ambasadori i paqës, Tahir Shabani, vlerësoi se kjo vizitë përbën një mundësi të mirë dhe se do të jetë një kapitull i ri për forcimin e partneritetit të shoqatës së Drenasit.

E ndërkaq, Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjës së Bizneseve në Kosovë, potencoi se janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe t’i ndihmojnë të gjitha shtresat, sidomos në aspektin e punimeve të punës së dorës, duke shtuar se do t’i promovojnë sa më shumë dhe se ky bashkëpunim do të jetë fillimi i bashkëpunimeve të tjera në panaire të ndryshme.

Vizita u vlerësua si mbështetje e rëndësishme për gratë dhe forcim i bashkëpunimit humanitar në Drenas.