Lajme

Dallgë gjigante deri në 8 metra, stuhi të forta dhe përmbytje në Mesdhe duke filluar nga e diela

Duke filluar nga e diela dhe deri të mërkurën, Sardenja, Sicilia dhe Kalabria qendrore dhe jugore do të përfshihen nga kushte shumë të rënda atmosferike. Shkak për këtë situatë është izolimi i një vorbulle të fuqishme të presionit të ulët mbi Mesdheun jugperëndimor, e cila do të lëvizë shumë ngadalë drejt lindjes për shkak të një bllokimi të fortë anticiklonik mbi Evropën qendrore dhe lindore.

Situata paraqitet potencialisht shumë e rrezikshme, pasi sistemi atmosferik do të detyrohet të shkarkojë të gjithë energjinë e tij në një zonë të kufizuar, duke rritur ndjeshëm rrezikun për reshje ekstreme, erëra shumë të forta dhe stuhi detare.

Moneytizer Paragrafi 2

Reshjet e shiut pritet të jenë të përhapura, intensive dhe të vazhdueshme, veçanërisht në sektorët lindorë dhe jugorë të Sardenjës, si dhe në zonat jugore dhe jonike të Kalabrisë dhe Siçilisë. Sipas vlerësimeve aktuale të modeleve kryesore meteorologjike, në zonat më të rrezikuara sasitë kumulative të reshjeve ndërmjet së dielës dhe së mërkurës mund të arrijnë 500–800 mm, që është afërsisht sa reshjet mesatare që bien gjatë një viti në Kosovë, çka përbën rrezik shumë të lartë për përmbytje të mëdha dhe situata emergjente.

Era do të intensifikohet ndjeshëm nga e hëna deri të mërkurën, me vrullshmëri nga lindja dhe juglindja që lokalisht mund të kalojnë 130 km/h, kryesisht mbi Tirrenin e poshtëm, Detin Jon, Kanalin e Siçilisë, Kalabrinë jugore, Siçilinë lindore dhe Sardenjën juglindore.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjendja e detit do të jetë shumë e rënduar. Nga e hëna priten stuhi të forta detare përgjatë brigjeve lindore të Sardenjës, Siçilisë jugore dhe lindore, si dhe Kalabrisë jonike. Ndërmjet së martës dhe së mërkurës nuk përjashtohen valë deri në 6–7 metra në Tirrenin e poshtëm dhe 7–8 metra në Detin Jon.

Reshje bore priten në zonat malore, ku në Etna parashikohen stuhi bore mbi lartësitë 1700–2000 metra.

Kushte të motit me reshje të dendura shiu do të përfshijnë gjithashtu Francën jugperëndimore, Spanjën verilindore dhe Korsikën.

Situata kërkon vëmendje të shtuar, veçanërisht në zonat bregdetare dhe ato të ekspozuara ndaj reshjeve intensive dhe erërave të forta.