BBV

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohen armë zjarri dhe fishekë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, pasi gjatë një kontrolli policor u janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri si dhe 120 fishekë gjuetie.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 janar 2026, rreth orës 12:19, në rrugën “Ymer Alushani”. Pas arrestimit, policia ka kryer edhe kontrolle në shtëpitë e të dyshuarve, ku janë sekuestruar disa pajisje USB në cilësi të provave materiale.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.