BBV

Kurti shpreh solidaritet pas aksidentit tragjik në Spanjë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ndihet i pikëlluar me tragjedinë në Spanjë, ku së paku 39 persona kanë vdekur nga aksidenti ku u përplasen dy trena.

Ai ka thënë se mendimet janë me familjet e viktimave.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmet që vijnë nga Spanja për aksidentin tragjik të trenit që mori shumë jetë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa ekipeve të shpëtimit u urojmë forcë në përpjekjet e tyre”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Të paktën 39 persona e kanë humbur jetën në një përplasje trenash në jug të Spanjës dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidentin më të rëndë hekurudhor të vendit në më shumë se një dekadë, sipas Gardës Civile të Spanjës.