KESCO ka bërë të ditur se si pasojë e përdorimit të lartë të energjisë elektrike sistemi aktualisht po operon në kushte të vështira.
Sipas njoftimit rënia e temperaturave ka bërë që të rritet konsumi i energjisë dhe mungesa e prodhimit vendor ka kushtëzuar edhe importin për shkak të kushteve teknike të sistemit elektroenergjetik në të cilin operon Kosova.
“Temperaturat e ulëta dhe përdorimi i shtuar i energjisë elektrike për ngrohje kanë ndikuar në rritje të theksuar të konsumit. Në periudhat kur prodhimi vendor mbetet i ulët, nevoja për import të energjisë elektrike rritet ndjeshëm. Megjithatë, mundësitë për sigurimin e energjisë nga importi janë të kufizuara për shkak të kushteve teknike të sistemit elektroenergjetik në të cilin operon Kosova, duke e bërë të vështirë mbulimin e plotë të kërkesës në çdo moment. KESCO është vazhdimisht e angazhuar në shfrytëzimin e të gjitha mundësive të disponueshme për sigurimin e energjisë elektrike, përfshirë kontratat afatgjata dhe blerjet në tregjet afatshkurtra. Megjithatë, në situata kur nevoja për import është shumë e lartë, mbulimi i plotë i kërkesës paraqet vështirësi të mëdha”, thuhet nga KESCO.
KESCO u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të përdorin me kujdes energjisë elektrike dhe të ndërmarrin masa konkrete për kursimin e saj, veçanërisht gjatë orëve të pikut. Kursimi i energjisë elektrike është i domosdoshëm si nga aspekti operativ ashtu edhe nga ai teknik./teve1.info/
KOSTT paralajmëron reduktime nga ora 10:00, thotë se po përballet me situatë të papranueshme


