BBV

Dy persona shoqërohen në stacion, pas djegies së veturës së policit në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës.

Vetura e një zyrtari policor ka marrë flakë në rrethana të pashpjegueshme.

Burime pohuan se lidhur me këtë rast, dy persona janë arrestuar.

Te të njëjtit ishte nuhatur era e benzinës, teksa po kalonin pranë skenës së krimit.

Dy të dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe aktualisht janë duke u intervistuar nga personat kompetent.

Nga ana tjetër, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Papa Klementi’ në Pejë një veturë është kapluar nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale,” ka deklaruar Gashi.