Histori

Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 28-vjetorin e sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes së komandantit Adem Jashari, i cili ndodhi më 22 janar 1998 në Prekaz.

Haradinaj ka theksuar se qëndresa e familjes Jashari nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme, por si një moment që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës.

“22 janari 1998, për familjen Jashari nuk ishte ditë e zakonshme. Atë ditë, baci Shaban me djemtë Ademin e Hamzën, me nipa e mbesa i rezistuan sulmeve të armikut, në sulmin e dytë që iu bë kësaj familjeje emblematike të kombit tonë. Qëndresa e tyre nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme, por si një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë. Akti i tyre heroik përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e shqiptarëve në rrugën drejt lirisë së Kosovës. Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve për liri”, ka shkruar Haradinaj.