Lajme

A do hetohet Rama për çështjen McGonigal? Përgjigjet Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndodhet në Shkodër, ku ka zhvilluar një takim në unversitetin “Luigj Gurakuqit”.

Dumani foli për punën e SPAK deri më tani, teksa ka pritur edhe pyetje nga të pranishmit. Ai është pyetur nëse kryeministri Edi Rama do të hetohet për çështjen e McGonigal. Dumani nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, por u shpreh se cilido zyrtarë do të merret në pyetje nëse ka ndonjë çështje të hapur.

“Nuk mund të përgjigjem për çëshje konkrete por thashë që cilido zyrtar mund të merret në pyetje. Shume media ne muajin shkurt e deri para 10 muajsh nuk kanë lënë kritikë pa bërë për këtë temë por ne nuk bëjmë pubblike çdo gjë që hetojmë. Ne hetimet për këtë temë i kishim bërë që në shkurt. Ne jemi diskret në punën tonë” tha Dumani.

LEXO EDHE: “Kemi pavarësi totale”, Dumani: Po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo